Mustafa: Qeveria po e neglizhon papunësinë, po mirret me autostrada

E publikuar: 02/04/2019 14:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për humbjen e vendeve të punës.

Duke komentuar rritjen ekonomike të Kosovës, Mustafa ka thënë se është lajm i mirë që vendi po vazhdon të kryesojë në këtë aspekt, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, përmes një postimi në Facebook, Mustafa thotë se problem kryesor, është papunësia e të rinjve.

Ky është postimi i plotë i Mustafës në Facebook:

Është lajm i mirë se Kosova po vazhdon të kryesojë me rritjen ekonomike krahasuar me vendet në regjion. Por është lajm i keq se në vitin 2018 kemi humbur 17 mijë vende të punës dhe se kjo rritje ekonomike, e bazuar në investime publike, nuk po gjeneron vende të reja të punës. Përkundrazi!
Në Kosovë, në dy vitet e fundit, po rritet shkalla e papunësisë dhe po zvogëlohen investimet e huaja direkte.

Derisa institucionet e Kosovës janë të preokupuara me politika populliste, në stilin “kush është më i forti” dhe “kush kujtë”; kush po ndërton më shumë autostrada afër katundit dhe regjionit të vet e kush po shet më shumë tenderë, nuk ka qasje serioze dhe interesim për problemin jetik të të rinjëve. Papunësinë dhe punësimin e tyre.

Koalicioni qeverisës as nuk po di as nuk po don! IM