Mustafa pyet për financat e opozitës

E publikuar: 14/02/2016 17:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka shtruar një pyetje, që në fund i përgjigjet me “ligj”.

Ai nëpërmes një postimi të gjatë në “Facebook”, ndër të tjera ka pyetur se kush dhe kah po i financon këto aktivitete opozita kundër shtetit, transmeton Koha.net. Sipas Mustafës, lypset para e madhe për materiale propaganduese, spote e reklama në medie, shpenzime të transportit të protestuesve e performanca të llojllojshme ditore.

Ai i përgjigjet vetes shkurt: “Ligji obligon të kontrollohen këto shpenzime”.