Mustafa priti në takim njoftues ambasadorin e Austrisë

E publikuar: 13/11/2018 13:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa priti sot në takim njoftues ambasadorin e Austrisë, z. Gernot Pfandler.
Gjatë takimit ministri Mustafa e njoftoi ambasadorin austriak për prioritetet dhe proceset nëpër të cilat po kalon MPB. Ai tha se janë duke punuar në rritjen e sigurisë në Kosovë, sidomos në sundimin e rendit dhe ligjit, me qëllim të luftimit të krimit të organizuar.
Ndërsa ambasadori Pfandler theksoi se qeveria e Austrisë do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën në të gjitha sferat e interesit të përbashkët, veçanërisht me institucionet e sigurisë.
Në fund të takimit ministri Mustafa e falënderoi ambasadorin Pfandler për përkrahjen që ka dhënë Republika e Austrisë në shtetndërtimin e Republikës së Kosovës dhe kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen.