Mustafa premton qe brenda 10 ditë do të procedoj në Kuvend Projektligjin për Trepçën

E publikuar: 29/09/2016 11:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

(I plotësuar)-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka premtuar se brenda një jave ose më se shumti 10 dite, Qeveria të cilën ai e drejtoj do të procedoj në Kuvend projektligjin për Trepçën. Duke iu përgjigjur interesimit të deputetit Raif Qela përkitazi më këtë çështje, i pari i Ekzekutivit ka thënë se Projektligji është përgatit dhe është konsultuar edhe me faktorin ndërkombëtar.

“Ju e dini se në fillim të vitit kaluar ne kemi ardhur në një situatë të rend sa i përket kompleksit Trepça. Sepse ka qenë një vendim qe Trepça të shkojë në likuidim. Kemi marrë masa të shpejta dhe e kemi shpëtuar Trepçën nga likuidimi. Ne kemi proceduar në kohe të gjitha aktivitetet lidhur më Trepçën. Kemi themeluar një komision për hartimin e ligjit. Komisioni është i përbërë nga ekspert qe merren më këtë fushë. Ligji është përgatit dhe është konsultuar me faktorin ndërkombëtar. Ai do të procedohet në Kuvend në mënyre e ti arrrijmë afatet e domosdoshme qe ligji të nënshkruhet në afate qe nuk e rrezikojnë Trepcën.”, ka thënë Mustafa në seancën e sotme plenare.

……………………………….

Mustafa arrin në sallën e Kuvendit

Kryeministri Isa Mustafa i cili pritet që të mbajë sot dy interpelanca para deputetëve të Kosovës tashmë ka arritur në sallën e Kuvendit.

Seanca ka filluar para pak minutave, teksa deputetë të ndryshëm janë duke marrë fjalën e tyre në foltoren e Kuvendit.

Ndërsa pritet që Mustafa të marrë fjalën për interpelanca pas pak minutave.