Mustafa: Po joshim investitorët, Apostolova: Luftojeni korrupsionin

E publikuar: 28/02/2017 11:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës ka shpreh përkushtimin e saj që të krijojnë kushte tejet të favorshme për investitorët e huaj, posaçërisht ata të Bashkimit Europian.

Kryeministri Isa Mustafa, ka deklaruar që po bëjnë përpjeke që të joshin investitorët e të gjitha vendeve të BE-së, në mënyrë që të mos ketë ndarje gjeografike, por edhe të ketë lidhje me secilin vend të BE-së, njofton Klan Kosova.

Këto komente Mustafa i bëri në “Dialogun për Investime” të organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropian në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe Zyrën e Bashkimit Evropian.

Mustafa dhe një pjesë e ministrave të kabinetit qeveritar kanë përmendur edhe reformat që po bëhen për joshjen e investimeve të huaja.

Shefja e Zyrës së BE-së Natalie Apostolova, pa e zgjatur fjalimin ka thënë se prioritet i institucioneve duhet të jetë sundimi i ligjit dhe luftimi i korrupsionit.