Mustafa, “pishman” për deklaratën e tij për vizat / VIDEO

E publikuar: 30/01/2016 15:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka folur për herë të parë rreth deklaratës së tij se nuk do të shkojë në Bruskel pa liberalizimin e vizave.

Ai disa ditë pasi është kthyer pikërisht nga Brukseli, duket se i ka rënë pishman për deklaratën e tij.

Mustafa sot në Istog ka thënë se situata me viza është e papranueshme por se sipas tij Kosova duhet të kontribuoj në dialogun me Serbinë.

Mustafa, ka thënë se në dialogun e nivelit të lartë me Serbinë, është diskutuar për zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme.

Marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe, sipas tij mund të implementohet vetëm në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

Këto komente Kryeministri Isa Mustafa, i bëri me rastin e gjashtë vjetorit të vdekjes së ish-kryetarit të Komunës së Istogut, njëherë edhe nënkryetarit të kryesisë qendrore dhe kryetar i degës së LDK-së për Istog Fadil Ferati.

https://www.youtube.com/watch?v=KQvygHSFfkY