Mustafa përsërit se krijimi i Gjykatës Speciale do ta vërtetojë se lufta e UÇK – së ishte e pastër

E publikuar: 08/03/2015 22:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Isa Mustafa përsëriti se dyshimet e pretenduara ndaj disa individëve nuk duhet të trajtohen si dyshime ndaj luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë vizitës në Kaçanik, Mustafa tha se krijimi i Gjykatës Speciale do ta vërtetojë një herë e përgjithmonë se lufta e UÇK’së ka qenë e pastër.

Themelimi i Gjykatës Speciale është në të mirë të Kosovës pasi kjo do tu jap fund dyshimeve për krime të disa individëve në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tha Kreministri Isa Mustafa.

Sipas tij Kosova nuk guxon të lejoj që asnjë njollë të vihet mbi emrin e UÇK’së.

“Ne mendojmë se kjo duhet të bëhet sepse emri i Kosovës, emri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, emri i qytetarëve, i grave dhe burrave që kanë marrë pjesë në luftën çlirimtare duhet të pastrohet, duhet të kultivohet dhe duhet të respektohet dhe nuk duhet të lëmë që asnjë njollë të vëhet mbi po këtë emër”, tha Mustafa.