Mustafa: Për mua dhe Thaçin më e lehtë do të ishte të jemi rivalë

E publikuar: 09/02/2016 22:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka treguar për takimin e sotëm me shoqërinë civile që ai dhe zëvendësi i tij Thaçi e kanë zhvilluar sot.

Mustafa ka thënë se më e lehtë do të ishte për të dhe Thaçin të jenë rivalë politikë sesa partnerë, gjithashtu ka shtuar se ata janë bërë bashkë për përmbylljen e një transicioni dhe për të mirën e vendit.

“Në takimin e sotëm me shoqërinë civile theksova se jam i bindur që sikurse për mua, edhe për z. Thaçi, do të ishte më e lehtë të drejtonim subjektet tona si rivalë politikë.
Por, tani kemi realitet tjetër. Rezultati i zgjedhjeve dhe nevoja për drejtuar Kosovës në një fazë të ndjeshme për të ardhmen e saj, na ka bërë bashkë. Jo për t’u konformuar me njëri-tjetrin. Por, për ta qeverisur Kosovën në një fazë të përmbylljes të tranzicionit të gjatë në të gjitha fushat e jetës.
Për vendime të mëdha, të cilat po i merr Kosova në këtë mandat por edhe për të ardhmen e vendit, koalicioni i dy partive shtetformuese, dhe ushtrimi i përgjegjësive mbi parimet e marrëveshjes së koalicionit, me një rol konkurrues të opozitës, del të jetë alternativa më e mirë e suksesit dhe e ndërtimit demokratik të vendit,” ka thënë Mustafa, njofton Klan Kosova.