Mustafa: Partitë tjera po na kanë frikën

E publikuar: 22/04/2017 14:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se partitë tjera po ia kanë frikën rritjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, prandaj edhe po i kërkojnë zgjedhjet e parakohshme,
Kryeministri këto deklarime i ka bërë në Deçan, ku LDK-ja pati ceremoninë e 27 vjetorit të themelimit në këtë komunë,  njofton Klan Kosova.

Mustafa pohoi edhe se përkundër që Deçani qeveriset nga një tjetër parti, investimet nga qendra nuk kanë munguar pasi LDK-ja është parti që mendon dhe punon vetëm për interesat e qytetarëve.

“Deçani meriton të qeveriset nga LDK dhe ky është synim ynë”, tha Mustafa, duke shtuar se “kur ta kremtojmë 28 vjetorin e themelimit do ta kemi Deçanin nën përgjegjësinë dhe qeverisjen tonë”.