Mustafa para takimit në Kuvend: S’di a do të vijnë ambasadorët e Quint-it, i ftoi Kurti

E publikuar: 28/01/2020 16:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka arritur në objektin e Kuvendit të Kosovës për takimin e paralajmëruar me Lëvizjen Vetëvendosje dhe ambasadorët e Quint-it në Kosovë.

Ai ka folur shkurtimisht para mediave ku ka thënë se qëndrimi i LDK-së mbetet i njëjtë, derisa ka shtuar se nuk e di nëse në takim do të jenë të pranishëm ose jo ambasadorët e vendeve të Quint-it.

“Sa na përket neve, ne i kemi dhënë të qarta qëndrimet dje. Vlerësojmë që zgjidhja që kemi ofruar është zgjidhja që funksionon e cila dy palëve ju ofron partneritet të fortë dhe një balancim të pushtetit”.

“Nuk e di, sepse ne nuk i kemi ftuar. I ka ofruar Albin Kurti, ne do të shkojmë në takim”.