Mustafa: Opozita ta pranojë se kishte kauzë të rrejshme dhe të kthehet në Kuvend

E publikuar: 08/02/2016 23:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Isa Mustafa thotë se Kosovës i duhet një opozitë demokratike dhe e argumenteve.
Në një postim në Facebook, Mustafa thotë se opozita duhet ta pranojë se kishte kauzë të rrejshme dhe të kthehet në Kuvend.

Mustafa shkruan:

Opozita, edhe përkundër dëmeve që ia shkaktoi vendit për një periudhë të gjatë, është më mirë të pranojë se kishte kauzë false e të kthehet në Kuvend. Më mirë është të pranohet gabimi se sa të insistohet në gabimet për ta dëmtuar vendin.

LEXO EDHE
​Liderët takohen sërish gjatë kësaj jave, thotë Jagxhilar
Lidershipi nuk matet me atributet që liderët dhe vartësit e tyre ia përshkruajnë vetvetes por nga vlerësimi i qytetar për dhunën dhe plagët që po i shkaktohen Kosovës nga sjelljet e tilla. Kosova nuk e meriton dhunën. Policët e Kosovës, djemtë tanë, shumica luftëtarë të këtij vendi, nuk ka askush të drejtë ti gjuaj dhe ti plagosë me gurë e t’ua vë flakën me shishe molotovi.

Nëna e baballarë, motra e vëllezër, mos lejoni që djemtë e vajzat tuaja, motrat e vëllezërit tuaj të kryejnë veprime të tilla. Njerëzit që u përgjakën me gurë, janë bijtë e këtij vendi.

Kosovës i nevojitet opozitë demokratike, opozitë e argumenteve. Njerëzit e opozitës sonë mund të jenë të tillë. Por, duhet të heqin dorë nga dhuna! IM

TEMAT:ISA MUSTAFALAJMEOPOZITA