Kryeministri Isa Mustafa, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian të thirrur nga presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se Marrëveshja e Stabilizim Asoocimit do të ishte më e plotë me liberalizimin e vizave.
“MSA do të jetë më kuptimplote kur liberalizohen vizat dhe qytetarët e bizneset tona do të jenë të barabartë”.
“Mënyra se si ne në Kosovë e kemi pranuar integrimin evropian flet se në mënyrë të qartë e kemi refuzuar izolimin”.
Mustafa ka thënë se BE-ja ndaj Kosovës ka përdorur standarde të dyfishta, që janë shfrytëzuar nga opozita, njofton Klan Kosova.
“Ne duam që të trajtohemi në mënyrë të barabartë. Me kriterin për shënjimin e vijës kufitare, kemi ardhur në një situatë që opozita e ka shfrytëzuar këtë duke e bllokuar. Prandaj, ky kriter duhet të rivlerësohet dhe të trajtohemi njëjtë sikur vendet e tjera”.