Mustafa: Nuk ka liberalizim vizash, opozita e pamundësoi

E publikuar: 28/12/2016 13:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në konferencën e fundvitit ka thënë se qytetarët këtë vit nuk do të mund të lëvizin pa viza.

Sipas Mustafës, kjo është bërë për teke të disa personave që punojnë në dëme të vendit dhe të qytetarëve, raporton lajmi.net.

“Me keqardhje mund të them për mungesën e konsensusit për demarkacion për shkak të një kauze krejtësisht për përfitime politike. Qytetarët nuk mund të lëvizin pa viza për shkak të tekeve të disa njerëzve. Ne do të punojmë që vitin e ardhshëm ta përfundojmë këtë punë”, tha ai.