Mustafa: Në shkurt përfundojnë të gjitha subvencionet e dyfishta për bujqit kosovarë

E publikuar: 13/01/2021 12:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa ka thënë sot se deri në shkurt përfundojnë të gjitha pagesat e dyta(dyfishta) të subvencioneve për bujqit dhe fermerët kosovarë.

Ndonëse pandemia ka ndikuar edhe në sektorin e bujqësisë, Mustafa tha se përkushtimi i Qeverisë ka qenë edhe më i madhe për fermerët.

Mustafa të mërkurën gjatë një takimi me fermerët në Rekë të Keqe të Gjakovës ka theksuar ministria të cilën e drejton ai ka ndarë mbi 100 milionë euro grante dhe subvencione për zhvillimin e bujqësisë.

“Diskutuam për përkrahjen e bujqve dhe blegtorëve me grante dhe subvencione për vitin 2020, pa përkushtuar edhe subvencionet e dyfishta(dy herë) të cilat do i vazhdojmë nga java e parë e muajit shkurt dhe për të përfunduar gjatë këtij muaji, shkurt. Natyrisht edhe 29 milionë euro grante për zhvillimin e aseteve në punim dhe përpunim në bujqësi. Pra, një buxhet për mbi 100 milionë euro për zhvillimin e bujqësisë në formë të granteve dhe subvencioneve”, tha ai, raporton KP, transmeton Klan Kosova.

Ministri në detyrë, Besina Mustafa gjatë ditës ka takuar edhe fermerët e Junikut.