Mustafa: Në listën për deputetë të gjithë janë të LDK’së, s’ka ardhacak

07.09.2019 11:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Mustafa: Në listën për deputetë të gjithë janë të LDK’së, s’ka ardhacak

Një ditë pas dorëzimit të listave me emrat e atyre që do të garojnë për deputetë në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, ka reaguar kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, duke thënë se renditja e emrave në atë listë është bërë sipas meritave dhe nëse do të kishte mundësi për të gjithë do të vendoste një numër, shkruan Gazeta Express.

Ndër të tjera Mustafa ka thënë se në listën për deputetë të partisë së tij nuk ka të atillë që kreu i LDK’së i cilëson si ‘ardhacak’.

Ish-kryeministri i Kosovës thotë se garanton elektoratin e LDK’së se të gjithë emrat që janë në listën për deputetë janë njerëz të LDK’së.

“Lista e LDK-së nuk është listë e ardhacakëve të ditëve të fundit nga partitë e tjera ose sferat sociale. Është listë e njerëzve të devotshëm e të dëshmuar për vizionin dhe vlerat e LDK-së. Ata që e kishin mendjen na u bashkëngjiten në procesin e zgjedhjeve të brendshme partiake. Lista përfaqëson kandidatët që janë propozuar nga çdo cep i Kosovës, të cilët kanë marrë parkrahjen e të gjitha organeve të LDK-së, atyre lokale dhe qendrore. Prandaj ne garantojmë para qytetarëve për çdonjërin që e kemi në listë se është i yni. Ndërkaq qytetarët vendosin për vlerat tona dhe vlerat e çdonjërit veç e veç! E LDK iu beson qytetarëve të Kosovës, e bindur se kemi vetëm një atdhe dhe vetëm një popull që vendos për te! “, ka shkruar Mustafa.

Shkrimi i plotë:

Lista e LDK-së për deputetë përfaqëson identitetin dhe vlerat e Kosovës

Veprimtare e veprimtarë me dije dhe profesione, të respektuar në mjedisin ku jetojnë për punën dhe sjelljen e tyre. Është kjo cilësi themelore e të gjithëve.

Renditja nuk është kriter i vlerës dhe meritës. Po të ishte e mundur të gjithë do të kishin një numër, në rrafsh me prijësen e listës dhe kandidaten për Kryeministre, Vjosa Osmani.

LDK ka njerëz me të cilët do të qeveris me standarde evropiane të dijes e me përgjegjësi e ndërgjegje familjare e ligjore. Lista jonë siguron që ligjet në të ardhmen të mos aprovohen në Parlament nga ata që kanë probleme me shtetin ligjor.

Lista reflekton një diversitet specifik: akademikë, profesorë universitar, kuadro të shquara të kulturës, të biznesit, ministre dhe ministra të suksesshëm, mësues, drejtues shkollash e biznesesh, inxhinierë, juristë, ekonomistë, mjekë… Të gjithë të përkushtuar, në rend të parë, për shtetin e Kosovës – KOSOVACENTRIZMIN. Të përcaktuar që Kosova të forcohet ekonomikisht, kulturalisht dhe ndërkombëtarisht, pa ia prekur askush kufijtë, shtetësinë dhe simbolet e saj. Ta ndërtojmë një Kosovë evropiane, në miqësi të përhershme me SHBA-të, ashtu siç e predikonte Presidenti ynë i Parë, dr. Ibrahim Rugova.

Lista e LDK-së nuk është listë e ardhacakëve të ditëve të fundit nga partitë e tjera ose sferat sociale. Është listë e njerëzve të devotshëm e të dëshmuar për vizionin dhe vlerat e LDK-së. Ata që e kishin mendjen na u bashkëngjiten në procesin e zgjedhjeve të brendshme partiake. Lista përfaqëson kandidatët që janë propozuar nga çdo cep i Kosovës, të cilët kanë marrë parkrahjen e të gjitha organeve të LDK-së, atyre lokale dhe qendrore. Prandaj ne garantojmë para qytetarëve për çdonjërin që e kemi në listë se është i yni. Ndërkaq qytetarët vendosin për vlerat tona dhe vlerat e çdonjërit veç e veç! E LDK iu beson qytetarëve të Kosovës, e bindur se kemi vetëm një atdhe dhe vetëm një popull që vendos për te! IM

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Engel: Qeveria e re të ketë bazë të gjerë, prekja e kufijve e gabuar

Engel: Qeveria e re të ketë bazë të gjerë, prekja e kufijve e gabuar

Osmani tregon çfarë duhet bërë për të evituar ikjen e mjekëve në Gjermani

Osmani tregon çfarë duhet bërë për të evituar ikjen e mjekëve në Gjermani

Deputeti i IRDK-së, Elbert Krasniqi i bashkohet Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes

Deputeti i IRDK-së, Elbert Krasniqi i bashkohet Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes

Shkup: Vetting në gjyqësor për forcimin e shtetit ligjor

Shkup: Vetting në gjyqësor për forcimin e shtetit ligjor

Përfundon prapa grilave ferizajasi që rrahu bashkëshorten e tij

Përfundon prapa grilave ferizajasi që rrahu bashkëshorten e tij

Berisha: Taksa ka ulur për 99 për qind importin nga Serbia dhe BeH

Berisha: Taksa ka ulur për 99 për qind importin nga Serbia dhe BeH

Raporti i Prokurorit, tetë të ndaluar për 24 orë

Raporti i Prokurorit, tetë të ndaluar për 24 orë

“Rusia është e vendosur që të mos e zgjidhë çështjen e Kosovës”

“Rusia është e vendosur që të mos e zgjidhë çështjen e Kosovës”

IKD: Rriten rastet e të dënuarve për korrupsion, sfidë mbetet konfiskimi i pasurisë së paligjshme

IKD: Rriten rastet e të dënuarve për korrupsion, sfidë mbetet konfiskimi i pasurisë së paligjshme

Vetëvendosja i refuzon Nismën dhe AKR-në për koalicion

Vetëvendosja i refuzon Nismën dhe AKR-në për koalicion

Tragjedi në Gjermani: Vdes në aksident 18-vjeçari nga Prishtina

Tragjedi në Gjermani: Vdes në aksident 18-vjeçari nga Prishtina

41% e ndërmarrjeve, arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi ndikon në rritjen e eksportit

41% e ndërmarrjeve, arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi ndikon në rritjen e eksportit

Zhang: Ngritjet e mëdha dhe të papritura në pagat e sektorit publik prekin negativisht konkurrencën e jashtme të Kosovës

Zhang: Ngritjet e mëdha dhe të papritura në pagat e sektorit publik prekin negativisht konkurrencën e jashtme të Kosovës

“Kuqezinjtë”: Duart larg nga Kosova

“Kuqezinjtë”: Duart larg nga Kosova

O’Connell rikthehet në Prishtinë, me fanellë të Kosovës flet pas ndeshjes me Anglinë

O’Connell rikthehet në Prishtinë, me fanellë të Kosovës flet pas ndeshjes me Anglinë

Qeveria Haradinaj “Shterri” Fondin Rezervë

Qeveria Haradinaj “Shterri” Fondin Rezervë