Mustafa në BIK: Festat si Bajrami na bëjnë të gjithëve bashkë

E publikuar: 01/09/2017 10:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa ka qëndruar në Bashkësinë Islame të Kosovës për të përcjell urimet e tij me rastin e ditës së Kurban Bajramit.

“Edhe nga këtu, selia e BIK ju uroj gjithë besimtarëve festën e Bajramit”, ka thënë Mustafa, njofton Klan Kosova.

“Kjo festë na bënë të gjithë neve bashkë, t’i lutemi zotit për paqe, prosperitet dhe sakrifica të përbashkëta që t’i bëjmë që njerëzimi dhe vendi ynë të bëjë më mirë”, ka shtuar ai.