Mustafa Nano zbulon përse e ka quajtur emisionin "Provokacija"

E publikuar: 23/02/2018 08:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Provokacija” duket se që në titull provokon, është një format “talk show” dhe synon të sjellë personazhe të ndryshme, për temat aktualitetit shqiptar.

Vetë gazetari Mustafa Nano ishte sot i ftuar në studion “Rudina” në Tv Klan, ku sqaroi emrin e programit.

“Edhe ky titull është si të gjitha programet e tjera që ne bëjmë. Ishte aksidental. Unë kisha menduar “O sa mirë me qen shqiptar”, por duke e biseduar me “bosët” e televizionit menduam se ishte shumë i gjatë dhe ndoshta kanë patur të drejtë dhe rashë dakord me ta. Një tjetër titull ishte edhe një huazim nga anglishtja, por tani jam në një pikë të karrierës ku mendoj se huazimet nga gjuhë të huaja nuk janë shumë të lezeçme. Unë jam kritik kur i shoh. Mendoj se në gjuhën tonë mund të bëjmë gjetje interesante”, tha gazetari Nano.

“Provokacija” ishte rastësi. Ndërkohë që isha me Shkullakun dhe Artur Zonjën po diskutonim dhe gjatë bisedës u përdor fjala provokacija dhe Shkullaku më tha si me shkaka: pse nuk ia vendos emrin emisionit provokacija? Ai e tha krejt me shaka dhe unë aty thashë: E gjeta”, u shpreh Mustafa Nano. /tvklan.al