Mustafa mirëpret takimin në Washington: Kosova nuk e ka humbur asnjëherë besimin në ShBA-në

E publikuar: 14/08/2020 19:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ftesën e ShBA-së për takim më 2 shtator në Washington, e ka quajtur lajm të pritur, i cili rikonfirmon angazhimin e SHBA-ve në procesin e dialogut.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se Kosova nuk e ka humbur asnjëherë besimin në partneritetin e fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Roli i SHBA-së dhe BE-së në përmbylljen e procesit të dialogut me Serbinë me njohje reciproke është i një rëndësie të madhe për Kosovën”, ka shkruar ai.

Ky është postimi i tij i plotë:

Takimi në Ëashington, më 2 shtator, një lajm i pritur, i cili rikonfirmon angazhimin e SHBA-ve në procesin e dialogut.

Kosova nuk e ka humbur asnjëherë besimin në partneritetin e fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është mirënjohëse për tërë përkrahjen e saj.

Roli i SHBA-së dhe BE-së në përmbylljen e procesit të dialogut me Serbinë me njohje reciproke është i një rëndësie të madhe për Kosovën. IM