Mustafa, me paratë e Vala’s po paguajnë operatorë tjerë

E publikuar: 14/07/2015 16:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agron Mustafa, Drejtori i PTK-se tha se pandershmeri eshte që Vala ka paguar 500 milionë euro, ndërsa me këto para institucione të ndryshme po paguajnë shëerbimet në operatorë tjerë.

Organizata Stras, prezentoi sot nje raport, per industrine te telekomunikacionit dhe PTK ne vecanti.

‘ Tregu është në rënje. E vetmja pjesë e ndritur mbetet tregu i interneti që ka filluar`’, tha Kryetari i STRAS-it, Ibrahim Rexhepi.

Sipas tij, PTK në vitin 2011 arriti kulmin për të filluar rënjën. Kjo rënje ndodhi sepse Qeveria nuk ka vizion të qartë për zhvillimin e kompanisë, PTK u bllokua në dy proccese të dështuara të privatizimit. Investimet o bllokuan dhe kjo gjë që ndikoi në afarizimin e kompanisë”, tha Ibrahim Rexhepi, kryetarë i STRAS-it, duke shtuar se të gjitha këto kanë ndikuar që fitimet të bien nga 60 milionë në 16 milion euro.

Ai poashtu theksoi se PTK pagoi devidentë në shumën prej mbi 460 milionë euro, dukshëm më shumë se vet fitimet e kompanisë.
Ai ka kërkuar që ARKEP të veprojë më shpejtë në dhënjen e frekuencave.

Ministri i ZHvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, tha se në tregun e Kosovë po ngjan e njejta që po ndodhë edhe në pjesë tjera të botës dhe kjo lidhet me rënjen e telefonisë fikse mobile.

” Përvec rënjeve kemi edhe disa gjëra pozitive në lidhje me interneti dhe depërtueshmërin e tij. Janë disa projekte si 4g që do t;i japë hapsirë të mirë zhvillimit të këtij sektori”, tha ministri i Zhvillimit EKonomik, Blerand Stavileci, duke shtuar se zhvillimet teknologjike kanë afektuar operatorët në Kosovë. Ai ka premtuar se qeveria ke edhe obligime dhe shpejt do t’i ndajë frekuencat për dy operatorët kryesorë.

Kryetari i ARKEP-it, tha se edhe Shqipërine e ka goditur 17 përqind, Maqedonin 11 përqind e kështu me radhë. ‘Në BE forca goditës ka filluar me herët”,tha Ekrem Hoxha, duke shtuar se me datës 22 korrik do merret vendime për alokimin e brezit frekuencorë.
Sipas tij, do të kenë gjithë reureset për të ofruar kualiteti, por njëkohësisht edhe do të mbiqyren për shërbimet e tyre.

” Jemi gati për ti mbikqyrë operatorët për shërbimet që ofrojnë”, tha Hoxha, duke vlerësuar qartësin e raportit të STRAS-it.
Agron Mustafa, Drejtori i PTK-së, duke folur për tregun në regjion, potencoi rastin e bashkimit të operatorëve në Maqedonia dhe Shqipëri si rjedhojë e rënjes e tregut.
‘ Në këndvështrim mendimi për operatorë të tretë para privatizimit të Vala do ishte goditje për operatorin publikë. Do ishte katastrofale dhe i bëjë thirje politikës mos të mendojë në këtë drejtim”, tha Drejtori i PTK-së Agron Mustafa.

Sipas tij është e palogjikshme që disa vite më herë i janë larguar Valës të gjitha kompanitë publike. Ai ka kriikuar që paret që merren nga Vala të shkojnë për shërbime në operatorët tjerë. Jemi kompani publike, 100 përqind të pronësi publike. Gati 500 milionë Vala ka dhënë në emër të devidentes. Kemi 2.300 punëtorë dhe 20 mijë persona janë të lidhur me Vala.
Që prej dy vitesh po kërkojmë brezin frekuncorë shtëse. qe dy vite i kemi paratë e buxhetu, por nuk e kemi. do të donim të tregonimin forcën tonë. Kjo për shkak se sipas informatave konkurrenca nuk është gatshme të paguajë. Bëj thirje publike që sa më shpejt të na japin resurset shtesë”, përfundoi Mustafa.