Mustafa më 12 shtator në Uashington për marrëveshjen që i sjell Kosovës 50 milionë dollarë

E publikuar: 31/08/2017 15:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë i Republikës se Kosovës, Isa Mustafa, më 12 shtator në Uashington do të nënshkruajë Marrëveshjen për programin e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), program prej të cilit Kosova përfiton 50 milionë dollarë.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka themeluar Zyrën për Sfidat e Mijëvjeçarit në Kosovë pranë Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe në bashkëpunim me partnerët e SHBA-së kanë bërë të gjitha përgatitjet për finalizimin e kësaj marrëveshje, që në të ardhmen do të realizohet në bashkëpunim me organet qeveritare, bizneset dhe shoqërinë civile.