Mustafa: LDK-ja është e gatshme që marrëveshja të ndodhë sot

E publikuar: 27/01/2020 16:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Para fillimit të takimit me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka thënë se sot në takim po shkojnë për të arritur marrëveshje.

Ata tutje kanë shtuar se janë të vullnetit që marrëveshja të ndodhë, transmeton Koha.net.

“Për ata po shkojmë, ne jemi të vullnetshëm ta përfundojmë marrëveshje dhe të procedojmë më tutje”, ka thënë ai.

16:27
Caktohet koha e takimit mes Kurtit e Mustafës
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të takohen sot në orën 16:30.

Këtë e ka konfirmuar i pari i LDK-së, Isa Mustafa, raporton KTV.

Takimi do të mbahet në Kuvendin e Kosovës.

I pyetur nga mediat se a do të arrihet marrëveshja sot, Mustafa ka thënë se janë të vullnetit që marrëveshja të ndodhë.

“Për ata po shkojmë, ne jemi të vullnetshëm ta përfundojmë marrëveshje dhe të procedojmë më tutje”, ka thënë ai.