Mustafa: Kushtetuta, akt i shenjtë

E publikuar: 09/04/2015 10:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa tha të enjten se Kushtetuta e Republikës së Kosovës është një akt i shenjtë që e kemi dëshiruar shumë.

Mustafa në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Kushtetuta është sinonim i shtetit tonë.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës, një akt i shenjtë që e kemi dëshiruar shumë. Sinonim i shtetit tonë. Qytetarë të dashur, urime Dita e Kushtetutës sonë!”, shkruan Mustafa në Facebook.