Mustafa: Kryeministrin e udhëzon Kushtetuta, jo liderët e tri partive

13.09.2020 18:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Mustafa: Kryeministrin e udhëzon Kushtetuta, jo liderët e tri partive

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka reaguar ndaj deklarimeve të ministrit të Drejtësisë Selim Selimi se kryeministri Avdullah Hoti do të jetë i pavarur në punët e tij të brendshme, ndërsa në punët e jashtme do të udhëzohet nga tre liderët politikë, duke thënë se një gjë e tillë është një ndërhyrje në përgjegjësitë kushtetuese të kryeministrit dhe qeverisë, dhe si e tillë është e papranueshme.

Në një postim në Facebook, kreu i LDK-së ka thënë se preferon konsultime të rregullta me partnerët e koalicionit dhe kryeministrin sa i përket procesit të dialogut, por Avdullah Hoti duhet të lejohet që të kryejë punën e tij.

“Kryeministrin e udhëzon Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës; Qeveria dhe kryeministri i përgjigjen Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Postimi i plotë:

Duhet të sqarohem lidhur me disa deklarata që po jepen rreth dialogut dhe rolit tim dhe të liderëve tjerë të koalicionit qeverisës.

Unë, si Kryetar i LDK-së nuk i jap udhëzime Kryeministrit Hoti. Unë konsultohem me Kryeministrin dhe partnerët e koalicionit për dialogun dhe për çështjet e tjera programore. Kërkoj dhe do të kërkoj të implementohet Programi qeverisës, kurse dialogu të zhvillohet në suaza të parimeve për të cilat jemi pajtuar.

Preferoj të kemi konsultime të rregullta dhe përmbajtësore me partnerët e koalicionit dhe me Kryeministrin, por edhe ta respektojmë Kryeministrit dhe ti besojme që ai ta kryej detyrën e tij.
Tezat, që po i proklamon Ministri i Drejtësisë, se Kryeministri do të jetë i pavarur në punët e tij të brendshme, kurse në punët e jashtme do të udhëzohet nga tre liderët politik, për mua janë ndërhyrje në përgjegjësitë kushtetuese të Kryeministrit dhe qeverisë, prandaj edhe të papranueshme.

Kryeministrin e udhëzon Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës; Qeveria dhe Kryeministri i përgjigjen Kuvendit të Kosovës. IM

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Mustafa: Kryeministrin e udhëzon Kushtetuta, jo liderët e tri partive

Mustafa: Kryeministrin e udhëzon Kushtetuta, jo liderët e tri partive

​Viti i ri shkollor- kështu do të duken shkollat nga brend

​Viti i ri shkollor- kështu do të duken shkollat nga brend

Ismajli: Gjendja e sotme dëshmon për një rënie të madhe të infeksionit në Gjilan

Ismajli: Gjendja e sotme dëshmon për një rënie të madhe të infeksionit në Gjilan

Borrell: BE s’mund të konsiderohet forcë gjeopolitike nëse nuk e stabilizon Ballkanin

Borrell: BE s’mund të konsiderohet forcë gjeopolitike nëse nuk e stabilizon Ballkanin

Pandemia nuk i ndalon të rinjtë që të largohen nga Maqedonia e Veriut

Pandemia nuk i ndalon të rinjtë që të largohen nga Maqedonia e Veriut

Koronavirusi në Shqipëri, 4 viktima në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, 4 viktima në 24 orët e fundit

​NASA blen gurët e Hënës nga njerëzit në të gjithë botën, por ka një kusht të vetëm

​NASA blen gurët e Hënës nga njerëzit në të gjithë botën, por ka një kusht të vetëm

Vetëvendosjes vazhdojnë t’i bashkohen bashkatdhetarët në SHBA

Vetëvendosjes vazhdojnë t’i bashkohen bashkatdhetarët në SHBA

KMDLNj: Përdorimi i forcës nga policët në shpërputhje të plotë me rrezikun

KMDLNj: Përdorimi i forcës nga policët në shpërputhje të plotë me rrezikun

7 vdekje dhe 71 raste të reja me COVID-19

7 vdekje dhe 71 raste të reja me COVID-19

​LVV: 100 ditët jolegjitime dhe të paligjshme e Qeverinë Hoti

​LVV: 100 ditët jolegjitime dhe të paligjshme e Qeverinë Hoti

Inspektorati policor nis hetimin për arrestimin në shesh

Inspektorati policor nis hetimin për arrestimin në shesh

Familja shtatë anëtarëshe po jeton në kushte të rënda, të vetmit “vizitorë” kanë ujqit

Familja shtatë anëtarëshe po jeton në kushte të rënda, të vetmit “vizitorë” kanë ujqit

Mosanëtarësimi i Kosovës në Interpol, hendikep në luftimin e terrorizmit

Mosanëtarësimi i Kosovës në Interpol, hendikep në luftimin e terrorizmit

Shqiptari që kaloi 11 vjet burg, aty u bë ‘mik’ me mizën

Shqiptari që kaloi 11 vjet burg, aty u bë ‘mik’ me mizën

Aksident me fatalitet, vdes një i mitur

Aksident me fatalitet, vdes një i mitur