Mustafa: Kombinatin “Trepça” e shpëtuam nga falimentimi

E publikuar: 14/05/2017 14:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në largim, Isa Mustafa ka thënë se qeveria që ka udhëhequr ai, pas “17 vjetësh paqartësi”, ka ofruar zgjidhjen më të mirë për Kombinatin “Trepça”.

“E shpëtuam nga falimentimi, i hapëm perspektivë të fuqishme zhvillimore, i bëmë minatorët bashkëpronarë të Trepçës”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.