Mustafa: Jo, FAK-u nuk shtrihet në veri pa marrëveshje!

E publikuar: 01/04/2015 11:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës, Isa Mustafa, gjatë një konferencë për media ka treguar se ligji dhe amandamentet kushtetuese për Forcat e Armatosura të Kosovës janë gati.

Sipas tij, tani ka mbetur të sigurohet 80 vota për të aprovuar ligjin për FAK-un. Mustafa ka thënë se pret nga “Lista Serbe” që edhe ata të votojnë pro.

I pari i ekzekutivit, më tej, ka treguar edhe për bisedat që ka pasur me zyrtarët e NATO-së.

“FAK-u pa marrëveshje me serbët nuk do të shkojë në veri të Kosovës. Por kjo më është thënë edhe nga zyrtarët e NATO-së”, ka thënë ai.

Mustafa ka potencuar se nuk e ka të qartë vonimin e kthimi në institucione të Listës Serbe.

“Ne kemi pasur 3 kontakte me Listën Serbe, kam biseduar me ministra dhe me përfaqësues të  tyre. Nuk kanë ndonjë kërkese të veçantë për kthimin e tyre por që kërkojnë implementimin e kërkesës së marrëveshjes së koalicionit”, ka thënë në fund Mustafa. /Zëri/