Mustafa: Jemi të përkushtuar për zgjidhjen e problemeve për qytetarët e Luginës së Preshevës

E publikuar: 26/06/2019 16:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka pritur në takim një delegacion nga Lugina e Preshevës.

Në këtë takim u diskutuan problemet me të cilat përballën qytetarët e Luginës që jetojnë dhe punojnë në Kosovë.

I pari i MPB-së u shpreh i gatshëm që në bazë të kompetencave që ka të ju ofroj zgjidhje për këto probleme.
Njëherit ministri Mustafa mbetet i përkushtuar që të ofroj siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ndër të tjera këtu u diskutuan edhe problemet lidhur me dokumentacionit e qytetarëve të Luginës së Preshevës, në veçanti për nxënësit dhe studentët e Kosovës, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.