Mustafa: I kërkova Mogherinit përshpejtimin e Liberalizmit të Vizave

26.03.2015 18:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Mustafa: I kërkova Mogherinit përshpejtimin e Liberalizmit të Vizave

Kryeministri i Kosovës, Isa Musafa sot takoi përfaqësuesen e lartë të Bashkimi Evropian Federica Mogherini.

Kryeministri Mustafa tha se me Mogherinin biseduan për gatishmërinë e Kosovës për të bashkëpunuar me BE-në në të gjitha segmentet. Mustafa ka thënë se Kosova nuk ka frikë nga e kaluara dhe Gjykata Speciale do të votohet.

Ndërkohë që i ka thënë Mogherinit që procesi i liberalizimit të vizave të përshpejtohet për Kosovën që qytetarët e saj të lëvizin të lirë sikur të gjithë qytetarët evropian./Zeri/

Lexoni komentin e plotë të kryeministrit Isa Mustafa. 

Të nderuar qytetarë të Kosovës,

Kisha një rast të veçantë sot që të takoj dhe të bisedoj këtu në Prishtinë, me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, znj. Mogherini.

Kishim një bisedë të hapur lidhur me proceset aktuale në Kosovë dhe proceset, të cilat janë të lidhura me integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, si dhe në proceset tjera, që kanë të bëjnë me dialogun me Serbinë.

Orientimi euroatlantik i Qeverisë së Republikës së Kosovës, e përfaqëson vullnetin e shumicës dërmuese të qytetarëve të Republikës së Kosovës, i cili orientim ka të bëjë me anëtarësimin e Kosovës në institucionet më të rëndësishme evropiane dhe lidhjet e ngushta ekonomike që duhet t’i ketë Kosova me BE-në dhe se këto procese do të ndihmojnë që të kapërcehen vështirësitë dhe sfidat e tanishme që i kemi në Kosovë dhe të krijojmë perspektivë evropiane të Kosovës.

Ne poashtu dëshirojmë që Kosova të jetë sa më shumë në Bashkimin Evropian dhe po ashtu Bashkimi Evropian të jetë sa më shumë në Kosovë, jo vetëm në pikëpamje të përfaqësimit politik, por edhe në pikëpamje të lidhjeve ekonomike, financiare dhe lidhjeve të veçanta politike që Kosova duhet të ketë me vendet anëtare të BE-së.

Kosova është një vend i cili ka pësuar mjaft shumë nga lufta, bart pasojat e luftës edhe shkatërrimet ekonomike, edhe njerëzit që janë humbur, edhe të pagjeturit, edhe të pakthyerit.

Mirëpo, edhe përkundër kësaj, ne e kemi treguar vullnetin që përmes dialogut dhe ndërtimit të besimit të zgjidhim problemet me fqinjët, sidomos me Serbinë dhe poashtu të kemi një komunikim të hapur me komunitetet në Kosovë.

Unë mbrëmë kam biseduar edhe me kryeministrin e Serbisë, z.Vuçiq, lidhur me bashkëpunimin e ardhshëm të Kosovës dhe Serbisë dhe dy palët kemi treguar vullnet që çështjet e veçanta ose të paparashikuara, t’i zgjidhim përmes bisedave dhe përmes kontakteve të drejtpërdrejta.

Dëshiroj që para jush të falënderoj përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, znj. Mogherini, për rolin e rëndësishëm që e ka luajtur gjatë arritjes së marrëveshjes për drejtësi, e cila është një marrëveshje tepër e rëndësishme për ne dhe ajo që gëzon, është se ne në ditën e djeshme kemi filluar procesin e implementimit të kësaj marrëveshje, sepse kemi shpallur vendet e punës për gjyqtarë dhe prokurorë mbi bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës.

Kosova është poashtu e gatshme të ballafaqohet edhe me kërkesën për themelimin e dhomave të veçanta të gjykatës dhe dëshmon se nuk ka frikë të ballafaqohet me të kaluarën, sepse të gjithë ne jemi të përkushtuar për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe pushtetit të ligjit.

Nuk e konsiderojmë që kjo gjykatë është që të gjykojë luftën tonë çlirimtare, një luftë të drejtë, por poashtu do të gjykohet secili individ që mund të ketë bërë ose është i dyshuar se do të ketë bërë ndonjë krim.

Kemi shfaqur brengosjen tonë të përbashkët lidhur me migrimin e madh të popullsisë dhe poashtu gatishmërinë tonë që ne të pranojmë të gjithë qytetarët tanë që kanë migruar, që të kthehen në Kosovë, të kemi një përkrahje më të madhe të Bashkimit Evropian për punë sezonale, përderisa neve na nevojitet një periudhë e stabilizimit ekonomik të brendshëm dhe kemi kërkuar që edhe institucionet e Bashkimit Evropian të jenë mbështetëse në këtë proces.

Zonjën Mogherini e njoftova edhe lidhur me Programin Qeverisës dhe prioritetet tona qeverisëse, sidomos ato që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik, me ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe reformat tjera thelbësore, të cilat duhet t’i bëjmë dhe se problemet tona do të mundohemi që t’i zgjidhim përmes reformave ekonomike dhe reformave tjera karshi kërkesave që para nesh i ka shtruar Bashkimi Evropian.

Presim që sa më shpejt të nënshkruajmë Marrëveshjen për Stabilizim Asociim dhe poashtu presim që ne t’i plotësojmë kushtet e fundit teknike që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave, ndërkaq kemi treguar kërkesën dhe interesimin tonë që ky proces të shpejtohet në Bashkimin Evropian, në mënyrë që edhe qytetarët tanë të lëvizin lirshëm, ashtu siç lëvizin qytetarët e të gjitha vendeve evropiane.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kryetari i Ulqinit premton se për turistët këtë vit do të ketë zbritje

Kryetari i Ulqinit premton se për turistët këtë vit do të ketë zbritje

Eksperti gjerman: Po bëhet presion i jashtëzakonshëm për një marrëveshje të ndytë Kosovë -Serbi

Eksperti gjerman: Po bëhet presion i jashtëzakonshëm për një marrëveshje të ndytë Kosovë -Serbi

Nis mbledhja e LDK-së, vendoset për emrat e ministrave

Nis mbledhja e LDK-së, vendoset për emrat e ministrave

Vjosa Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e dy minatorëve

Vjosa Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e dy minatorëve

Minatorët kërkojnë t’u bashkohen ekipeve të kërkimit për nxjerrjen e trupave nga Miniera e Artanës

Minatorët kërkojnë t’u bashkohen ekipeve të kërkimit për nxjerrjen e trupave nga Miniera e Artanës

Agjencia kundër Korrupsionit njofton se afati i fundit i deklarimit të pasurisë është data 19 qershor 2020

Agjencia kundër Korrupsionit njofton se afati i fundit i deklarimit të pasurisë është data 19 qershor 2020

Duda Balje: Do ta votoj Qeverinë Hoti sepse është më përkrahëse ndaj boshnjakëve

Duda Balje: Do ta votoj Qeverinë Hoti sepse është më përkrahëse ndaj boshnjakëve

Hoti shpreh ngushëllime për vdekjen e dy punëtorëve në minierë

Hoti shpreh ngushëllime për vdekjen e dy punëtorëve në minierë

Shkupi regjistron shifra të larta me COVID-19, mjekët qetësojnë situatën

Shkupi regjistron shifra të larta me COVID-19, mjekët qetësojnë situatën

Haziri: Ndërrimi i shpeshtë i qeverive ka shkaktuar ndërrim të prioriteteve nëpër komuna

Haziri: Ndërrimi i shpeshtë i qeverive ka shkaktuar ndërrim të prioriteteve nëpër komuna

OAK kërkon nga Ministria e Financave të ofrohet përkrahje për organizuesit e eventeve

OAK kërkon nga Ministria e Financave të ofrohet përkrahje për organizuesit e eventeve

Qendra për Menaxhim Kufitar sqaron vendimin për hyrje në Kosovë

Qendra për Menaxhim Kufitar sqaron vendimin për hyrje në Kosovë

Ambasada e Zvicrës në Prishtinë: Ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi nuk funksionon

Ambasada e Zvicrës në Prishtinë: Ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi nuk funksionon

Kurti shkon në minierën e Novobërdës, pasi vdiqën dy minatorë

Kurti shkon në minierën e Novobërdës, pasi vdiqën dy minatorë

Qeveria paralajmëron masa të reja nëse Serbia nuk ndryshon qasjen ndaj Kosovës

Qeveria paralajmëron masa të reja nëse Serbia nuk ndryshon qasjen ndaj Kosovës

Limaj reagon për vdekjen e dy minatorëve, ngushëllon familjarët dhe minatorët

Limaj reagon për vdekjen e dy minatorëve, ngushëllon familjarët dhe minatorët