Mustafa: Haradinaj dha dorëheqje për të shkuar në Hagë si person privat, përsëri shkoi si kryeministër

06.08.2019 08:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Mustafa: Haradinaj dha dorëheqje për të shkuar në Hagë si person privat, përsëri shkoi si kryeministër

Kryetari i rizgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, edhe pse dha dorëheqje për të shkuar në Hagë si person privat, ai përsëri shkoi atje në pozitën e kryeministrit.

Sipas Isa Mustafës, Haradinaj vetëm e arsyetoi dorëheqjen e tij me çështjen e Hagës.

“Zoti Haradinaj në fillim e arsyetoi këtë veprim se nuk dëshiron të shkoj në Hagë si kryeministër, por dëshiron të shkoj në Hagë si person privat” tha Mustafa duke shtuar se “faktikisht nuk ndodhi sepse në Hagë shkoi si kryeministër i dorëhequr, do të thotë prapë kryeministri apo kryeministri në dorëheqje është i njëjti pozicion me pak dallime sa i përket aktit të dorëheqjes”.

Por gjithsesi Mustafa shtoi se është çështje e tij dhe se nuk do ta shfrytëzojnë dorëheqjen e tij për arsye politike.

“Ne e kemi vlerësuar se është çështje e tij dhe vlerësimeve të tij por nuk i kemi dhënë, të themi karakter tjetër politik” tha Mustafa.

E sipas tij, problem më i madh ende mbetet fakti se me kushtetutë nuk është e definuar mirë se çfarë ndodh nëse një kryeministër largohet nga pozita e tij.

“Ka pasur edhe vlerësime tjera, në fakt po shihet se tani vendi është në një situatë mjaft të keqe sepse as me kushtetutë nuk është definuar mirë se çfarë ndodh pasi të jap dorëheqje të pakthyeshme kryeministri, se a është më kryeministër a jo” tha Mustafa.

E për këtë, kreu i LDK’së tha se pas zgjedhjeve do ta plotësojnë kushtetutën në mënyrë që ta mbushin këtë boshllëk.

“në këtë rast konsideroj që shpëtimi është që të shkojmë sa më shpejt në zgjedhje dhe më vonë natyrisht do të shohim ta plotësojmë kushtetutën në këtë pjesë në mënyrë që të mos kemi boshllëk kushtetues” tha ai për Zërin e Amerikës.

E gjitha kjo, sipas tij do të bëhet për ata që e shpallin vetën “kryeministra por vazhdojnë ta ushtrojnë këtë detyrë”.

Isa Mustafa u rizgjodh për herë të tretë në krye të partisë me 3 gusht. Ai arriti që ta mposhtë Fatmir Sejdiun, ndërsa ka deklaruar gjithashtu se nuk do të jetë kandidat për kryeministër, gjë që i hap rrugë anëtarëve të tjerë për këtë post. /GazetaExpress/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


AP: Rusia e Serbia zotohen të forcojnë lidhjet, megjithë përpjekjen e Beogradit për t’iu bashkuar BE-së

AP: Rusia e Serbia zotohen të forcojnë lidhjet, megjithë përpjekjen e Beogradit për t’iu bashkuar BE-së

Guvernatori i BQK-së thotë se tarifa 100% ndaj mallrave serbe rriti çmimet

Guvernatori i BQK-së thotë se tarifa 100% ndaj mallrave serbe rriti çmimet

Rruga drejt BE’së: Pengesat që ka Kosova

Rruga drejt BE’së: Pengesat që ka Kosova

Ndarja e milionave shtesë për Bechtel-ENKA, kërkohen hetime

Ndarja e milionave shtesë për Bechtel-ENKA, kërkohen hetime

NISMA prapë kërkon rinumërim të krejt votave, dënim të komisionerëve mashtrues

NISMA prapë kërkon rinumërim të krejt votave, dënim të komisionerëve mashtrues

Gani Krasniqi ftohet nga Gjykata Speciale

Gani Krasniqi ftohet nga Gjykata Speciale

Dorëheqja si Zaev? Ministri Cakaj: Kryeministri dhe unë s’kemi premtuar që do hapen negociatat

Dorëheqja si Zaev? Ministri Cakaj: Kryeministri dhe unë s’kemi premtuar që do hapen negociatat

Bie Qeveria, Zaev: Shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Bie Qeveria, Zaev: Shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Paralajmërimi i Rusisë pas fitores së Kurtit: Në pushtet po vijnë ultranacionalistët

Paralajmërimi i Rusisë pas fitores së Kurtit: Në pushtet po vijnë ultranacionalistët

Petroviq: 28 personave që kanë ‘votuar’ u kemi fotografuar varrezat si dëshmi që kanë vdekur, na kanë thënë ‘për ne janë gjallë’

Petroviq: 28 personave që kanë ‘votuar’ u kemi fotografuar varrezat si dëshmi që kanë vdekur, na kanë thënë ‘për ne janë gjallë’

Haziri thotë se koalicioni me Vetëvendosjen zyrtarizohet me t’u certifikuar zgjedhjet

Haziri thotë se koalicioni me Vetëvendosjen zyrtarizohet me t’u certifikuar zgjedhjet

BE refuzon Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore (VIDEO)

BE refuzon Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore (VIDEO)

Nëna e Astrit Deharit: 3 javë para se ta vrisnin, djali ma ka thënë këtë mesazh

Nëna e Astrit Deharit: 3 javë para se ta vrisnin, djali ma ka thënë këtë mesazh

Edi Rama e fajëson BE-në për moshapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë

Edi Rama e fajëson BE-në për moshapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë

Diplomati amerikan: Mund të ketë konferencë për marrëveshjen Kosovë -Serbi

Diplomati amerikan: Mund të ketë konferencë për marrëveshjen Kosovë -Serbi

Arrestohet personi i cili shtiu me armë zjarri ne Junik

Arrestohet personi i cili shtiu me armë zjarri ne Junik