Mustafa: Grupi për dialog është degradim i shtetësisë së Kosovës

E publikuar: 06/03/2019 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se grupi për dialog është degradim i shtetësisë së Kosovës.

“Ky grup është kthim prapa, para vitit të shpalljes së pavarësisë, në kohën e UNMIK-ut, kur Kosova nuk kishte institucionet e veta me legjitimitet të plotë, pra mu atje ku e dëshiron Serbia dhe ata që e kontestojnë shtetësinë e Kosovës”.

“Ligji për dialogun është dokument i turpit dhe shantazhimit të këtij koalicioni nga një parti e vogël në Kuvend që po ua siguron mbijetesën në kapje dhe zhvatje të shtetit”, ka shkruar Mustafa në rrjetin social Facebook.