Mustafa emëroi Ramiz Kelmendin në postin e zëvendëskryeministrit

E publikuar: 27/10/2016 16:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka emëruar Ramiz Kelmendin, ish-deputetin e Partisë Demokratike i cili së fundit kaloi në Lidhjen Demokratike, në postin e zëvendëskryeministrit në Qeverinë e Kosovës.

Kelmendi, sipas një njoftimi të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, do të dorëzoj mandatin e deputetit në Kuvendi e Kosovës, për të nisur funksionin e tij si zëvendëskryeministër.