Mustafa e vlerëson figurën e Agim Zatriqit

E publikuar: 28/10/2016 07:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka çmuar lartë figurën e, siç ka thënë ai, mikut të tij, Agim Zatriqi.

“Me dhimbje të veçantë lexova sot lajmin për vdekjen e mikut tim, Agim Zatriqit. Njeri që cilësohej me një aktivizëm karakteristik, komunikativ, veprimtar dhe intelektual i kohës. Agimi shënoi epokën e tij, ashtu siç ai e shihte, por gjithnjë i gatshëm të ndajë mendimin me të tjerët. Kosova dhe miqtë e tij humbën një njeri të dashur dhe të mirë!”, ka shkruar Mustafa në “Facebook”.