Mustafa e mirëpret 15 vjeçarin që bëri praktikë në zyrën e Merkel

E publikuar: 18/01/2021 17:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i partisë Lidhja Demokratike e Kosovës, Isa Mustafa, e ka mirëpritur, 15 vjeçarin nga Gjermania, Leonard Mulaku.

Mustafa i ka uruar mirëseardhje Mulakut i cili ka ardhur nga Gjermani për t’u anëtarësuar në LDK, transmeton Klan Kosova.

“Gjatë takimit u diskutua kryesisht për sfidat e të rinjve në Kosovë dhe programin e LDK-së”.

“Leonardi është 15 vjeçar i cili u zgjedh kancelari më i ri në moshë, pasi që ka qenë në praktikë në zyrën e kancelares, Angela Merkel”.

“Të rinjtë si Leonardi, janë prioritet i LDK-së, prandaj përvojat e tij janë të mirë se ardhura tek ne. Bashkë me të dhe me shumë të rinj, LDK po forcohet dhe do të vazhdoj të ofroj hapësirën dhe qeverisjen më të mirë”.