Mustafa: Duhet t’i kërkoj falje gomarit jo Kurtit

E publikuar: 28/08/2015 22:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se duhet t’i kërkojë falje gomarit për krahasimin që ia ka bërë me ish-liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Në intervistën për televizionin publik ai ka pranuar se gjuha që ka përdorur ndaj deputetit të VV-së ka qenë e ashpër, por ka porositur që VV-ja të orientohet në terrenin politik dhe jo në atë privat.

“Problemi me ata qëndron se nuk po i përmbahen rregullës që luftën politike ta zhvillojnë në terrenin politike, jo në terrenin privat. Në qoftë se kanë diçka ata duhet të orientohen kah unë, nuk kanë çka të orientohen nga të tjerët. Nuk duhet të shkojnë të hyjnë në oborrin tim”.

Mustafa e quan gomar Kurtin
“Duhet t’i kërkoj falje gomarit për krahasimin që ia kam bërë me atë [Kurtin v.j.]”, ka thënë Mustafa.