Mustafa: Do të ishte normale nëse Serbia do ta përkrahte anëtarësimin e Kosovës në Interpol

E publikuar: 13/11/2018 14:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetar i LDK-së, Isa Mustafa po beson se Policia e Kosovës është e përgatitur mjaftueshëm për anëtarësim në Interpol.
Përmes një postimi në Facebook, Mustafa është shprehur se Kosova e ka në nevojë që të kontribuojë në sigurinë e rajonit.

Sipas tij, do të ishte normale edhe nëse Serbia do ta votonte pro anëtarësimit të Kosovës.

Ky është postimi i plotë:

Kosova e meriton të bëhet anëtare e Interpolit. Policia e Kosovës është e përgatitur mirë, e trajnuar dhe e disiplinuar dhe si e tillë do të jetë vlerë e shtuar e kësaj organizate ndërkombëtare të policisë, e cila ndjek dhe lufton krimin anekënd botës. Këtu qëndron edhe arsyeja pse vendet më demokratike janë në përkrahje të Kosovës, sepse ato kanë investuar shumë për paqe dhe siguri, dhe kanë nevojë për aleatë që luftojnë krimin dhe ndjekin kriminelët e të gjitha përmasave. Vendi ynë, jo vetëm se ka nevojë por e ka edhe për detyrë ti kontribuojë kësaj sigurie. Do të ishte normale që edhe Serbia të përkrah shtetin fqinj, Republikën e Kosovës.