Mustafa: Do ta ushtrojmë sovranitetin në tërë territorin e Republikës së Kosovës

E publikuar: 07/04/2015 14:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka thënë se shteti i Kosovës do ta ushtrojë sovranitetin në tërë territorin e Kosovës.
Ai gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e 7 vjetorit të miratimit të kushtetutës së Kosovës, nuk ka lënë pa përmendur edhe njëherë progarim qeverisës për zhvillim të ekonomisë së vendit.

Mustafa ka thënë se akti më i lartë juridik i vendit, do të shërbejë, gjithashtu edhe për krijimin e një jete më të mirë për të gjithë qytetarët, pa dallime.

“Sot, të gjithë ne jemi në rrugë për të realizuar synimet tona. Kemi një program qeverisës që ofron mundësi të mira për reforma thelbësore në ekonomi, në sistemin e drejtësisë dhe në administratën publike. Do të përkrahim sektorin privat të bizneseve dhe do të hapim perspektivën për punësim të të rinjve”.

“Do ta ushtrojmë sovranitetin në tërë territorin e Republikës së Kosovës, por poashtu, do të shfrytëzojmë këtë sovranitet për t’iu krijuar qytetarëve tanë jetë më të mirë dhe më të begatshme, të gjithë atyre, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, fetare, gjinore ose ndonjë përkatësi tjetër”, ka thënë kryeministri Mustafa.