Mustafa dërgon telegram ngushëllimi pas sulmit në Mynih

E publikuar: 23/07/2016 13:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i qeverisë së Kosovës e ka ngushëlluar kancelaren dhe familjet e viktimave pas “akteve vdekjeprurëse në Mynih”.

“Jemi të shokuar nga ngjarjet që ndodhën nga sulmi i mbrëmshëm vdekjeprurës në Munih. Qytetarët e Kosovës janë thellësisht të prekur dhe të pikëlluar nga ky akt barbar që la të vdekur shumë njerëz të pafajshëm. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave dhe lutemi për shërimin e të plagosurve”, citohet të ketë thënë Mustafa në njoftimin e qeverisë.

I pari i qeverisë së Kosovës gjithashtu ka “shprehur solidaritetin e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës me popullin dhe Qeverinë Gjermane, në këto momente të vështira”.