Mustafa: Ata që e kanë katandisur paranë publike duhet të shkojnë në lavazh jo të qeverisin

E publikuar: 13/08/2019 19:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeyari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se ata që e kanë kultivuar korrupsionin dhe nepotizmin nuk mund ta luftojnë as njërën e as tjetrën.

“Veç mund ta reformojnë dhe riorganizojnë për nevoja të veta”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Ata që lidhën kontrata të dyshimta dhe të dëmshme në Telekom; ata të aferës së pasaportave; ata të vjedhjes së dhomës së dëshmive; ata që i mbushën kompanitë publike me njerëz partiak; ata që fabrikuan dhe nënshkruan vërtetime të rrejshme për veteranë të luftës; ata që e katandisën paranë publike ; ata…. duhet të shkojnë në lavazh, të pastrohen mirë, brenda e jashtë. Jo të qeverisin me Kosovën!”.