Mustafa: Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të jetë OJQ

E publikuar: 03/07/2015 22:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë që Asociacioni i Komunave Serbe, nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, por nuk do të ketë as statusin e Organizatës Jo-Qeveritare.
Sipas tij, et fakti që nuk e kemi pranuar kompetencat ekzekutive, delegacioni i Kosovës ka biseduar mbi 30 orë vetëm për Asociacionin e Komunave Serbe në bisedimet e fundit të muajit të kaluar në Bruksel.
Mustafa ka thënë që delegacioni serb mundohet me cdo kusht që të gjej vrima që të marrë kompetenca ekzekutive, ndërsa pala kosovare po përpiqemi të mbyllim këto vrima.
“Ajo që kemi deri më tani, kemi bërë që statusi i OJQ-së të mos të jetë në statusin e OJQ-së por të jetë një etnitet lokal, që do të ndihmonte këto komuna në fusha si arsimi dhe të ngjashme por nuk do të ketë kompetenca të drejtpërdrejta”, ka thënë Mustafa në emisonin Debat në RTK.
Sipas tij, pas marrëveshjes për asociacionin, qeveria të bëj një udhëzim administrativ të bëj për Asociacionin e Komunave Serbe, pastaj ai dokument do të shkoj në gjykatë kushtetuese, bashkë me statutin, për të cilin do nëse gjykata thotë që është në rregull do të miratohet.