Mustafa asnjë fjalë për dorëheqjen e ministres Mirjana Jetviq

E publikuar: 30/12/2016 19:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka zyrtarizuar Ferat Shalën ministër të Mjedisit e Planifikimit Hapësinor, por asnjë fjalë nuk e tha për ministren serbe, e cila të enjten ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministres së Pushtetit Lokal, raporton KTV.

Mariana Jevtiq është ministrja që la Qeverinë e Kosovës, pas presionit nga kryeministri serb Aleksandër Vuçiq, së cilës i kishte kërkuar që para 31 dhjetorit ta linte postin, transmeton Koha.net.
Gjatë ditës, KTV-ja ka bërë përpjekje që të ketë një deklarim zyrtar nga Qeveria, por askush nuk pranoi të fliste për këtë çështje.
Për një nga zyrtarët e qeverisë kjo është vetëm një lojë e serbëve që nuk e rrezikon koalicionin. Në konferencën e fundvitit për gazetarë, vetë kryeministri Isa Mustafa pati thënë se nuk e ka në plan ta lutë askënd të kthehet në punë.
Por, vartësi i tij në Qeveri, ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, në Interaktiv të KTV-së ka thënë se në janar do të bëjnë përpjekje maksimale ta kthejnë Listën në institucione.
Ndërkohë, Qeveria e Kosovës miratoi Projektligjin për Pagat, përmes të cilit vendoset korniza ligjore unike, e cila rregullon pagat me përbërësit e saj. Qeveria ka miratuar edhe planin e punës së për vitin 2017