Musliu: Pas debaklit në Podujevë, Agim Veliu vështirë e gjen rrugën për në Kuvend

E publikuar: 30/11/2020 13:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka ngritur edhe njëherë shqetësimin se deputetët nuk po kanë mundësi të marrin përgjigje në pyetjet drejtuar ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliu, meqë i njëjti nuk paraqitet në Kuvend.

Musliu ka thënë se Veliu është një ministër i papërgjegjshëm.

“Është hera e tretë që vjen kjo pyetje dhe nuk e di ku me gjetë, dje e gjetën mediat kish qenë në Podujevë por sot nuk e di ku është ministri Agim Veliu, po besoj që pas debaklit që ka pësuar në Podujevë ka me pas goxha telashe me u kthejellë dhe me ditë rrugën për Kuvend, sido që të jetë unë i uroj shërim emocional në këto momente, meqenëse e kemi mundësinë me ja bë pyetjet parlamentare për çka jemi të thirrur por një njëri i papërgjegjshëm që ikë në çdo takim, nuk Meriton më shumë sesa të bëjmë hajgare më të”, tha Musliu.

Këtë deklaratë Ganimete Musliu e bëri në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, të koha e pyetjeve parlamentare, ku tha se për disa herë radhazi nuk është ministri që t’i përgjigjet pyetjeve të deputetëve./G.Kadrija