Musliu: Kush e konteston Thaçin, ka institucione ku mund të drejtohen (Video)

E publikuar: 01/03/2016 22:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në emisionin ‘Rrokum Roll’ në Rrokum Tv,  e pyetur lidhur me mos urimin e Thaçit për president nga shtetet aleate, tha se derisa urojnë ambasadorët e këtyre shteteve në Kosovë, kjo nënkupton që kanë uruar edhe shtetet përkatëse.

“Përderisa ka uruar ambasadori Greg Delawie, e ka uruar edhe shteti i tij”.

“Nuk mund të them që situata ka qenë e tensionuar, por me rëndësi është që procedura e zgjedhjes së presidentit ka qenë e rregullt dhe në harmoni të plotë me Kushtetutën e vendit”.

E nëse situata është e tensionuar pas zgjedhjes së Thaçit president, Musliu tha se pas zgjedhjes së tij president sikur ka mbretëruar një qetësi në vend.

Ajo i kujtoi ditët para mbajtjes se seancës, ku tha se qytetaret u janë shmangur kalimit në shesh.

“Nëse dikush mendon qe ka pasur shkelje, adresën e dinë, dhe institucionet e vendit mund të merren me  këtë çështje”, tha Musliu.

Duke i kujtuar deklaratat e policisë para dhe mbas heqjes se çadrave të opozitës ne shesh, Musliu tha se nuk duhët të thuhen dezinformata, por duhet treguar popullit se çka ka gjetë policia në ato çadra.

“Nëse veç e marrim si test thirrjen e Thaçit për mos me ardhe festuesit ne sheshin e Prishtinës, kjo tregon respektin qe zotëron Thaçi te qytetaret e Kosovës”, tha Musliu, duke shtuar se manifestimi për Thaçin është mbajtur në çdo vend.

Për udhëheqjen e PDK-së nga Thaçi, Musliu tha se ka qenë një udhëheqje e mrekullueshme, dhe fakti qe ai më nuk ka me qenë ne krye të PDK’s, mund të  shkaktojë vakuum.

“Konsideroj qe Thaçi e ka perfunduar misionin e tij në PDK në mënyrë të mrekullueshme, e shpresoj që edhe mandatin e Presidentit ta përfundojë njësoj”, vleresoi Musliu.

“PDK e ka një traditë, është e lehte të zgjedhet zëvëndësuesi i Thaçit. Nuk pres ndonjë problem”, theksoi ajo.

Në pyetjen nëse ka me ndërruar pozitë ajo në parti, Musliu tha se poziten që e ka tash s’e kish ndrruar me pozitë tjetër.

“Po ta them prap, unë dua të pregatitem për staza të gjata, dua të marr pozitat me meritë, e nuk dua të jem aty veç pse duhet një emër”, tha krejt ne fund deputetja Ganimete Musliu. /Rrokum tv/

https://www.youtube.com/watch?v=CqEjd1C5VfY