Musk shiti 10 milion dollarë flakëhedhëse

E publikuar: 03/02/2018 01:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në një seri cicërimash nga rrjeti social Twitter, miliarderi i Luginës së Silikonit Elon Musk prezantoi produktin më të ri, një flakëhedhëse 500 dollarëshe.

Në katër ditë ai arriti të shiste 20,000 të tilla duke i siguruar filialit The Boring Company plot 10 milion dollarë.

I sigurtë për tu argëtuar,” shkruante Musk në Twitter. Njeriu pas prodhuesit të makinave elektrike SpaceX kishte shitur në të kaluarën 50,000 kapele nga Boring Company.

Skema më e fundit e ngritjes së fondeve erdhi në një kohë kur investitorët janë të shqetësuar për performancën financiare të Tesla.

Kjo performancë e dobët erdhi si rezultat i mos arritjes së objektivave të prodhimit.

“Kur apokalipsi zombie të fillojë, do të jeni të gëzuar që keni blerë një flakëhedhëse,” shkruante të Shtunen në Twitter.

Secila prej flakëhedhësve do të vinte një një zjarrfikëse dhe blerësit duhet të pranonin ca kushte përpara se të merrnin në duart një të tillë. /PCWorld Albanian