Mushkolaj: Vetëvendosje gjatë fushatës do të jetë shumë më e ashpër ndaj LDK-së së që është momentalisht

E publikuar: 04/09/2019 00:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti Imer Mushkolaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini duke komentuar parashikimin e Xhelal Sveçlës për rezultatet e pritshme të Vetëvendosjes, ka thënë se është herët që të jepen prognoza pasi votuesit e lëkundshëm vendosin në javën e fundit para zgjedhjeve.

Ai ka thënë se Vetëvendosje po përpiqet që largimet e kuadrove që tashmë janë në PSD t’i kompensojë me figura të reja apo ricikluara politike, përcjell Telegrafi.

Mushkolaj ka thënë se pavarësisht se Vjosa Osmani ka kërkuar nga Vetëvendosje një “paqe” gjatë fushatës me Vetëvendosjen, kjo parti do të jetë “shumë më e ashpër ndaj LDK-së së që është momentalisht”.

Analisti ka thënë se arsyetimet e Sveçlës për mos arritjen e koalicionit me LDK-në janë shumë interesante.

“Të gjithë e dimë pse nuk është arritur një marrëveshje LDK-Vetëvendosje”, tha mes tjerash Imer Mushkolaj./Telegrafi/