Mushkolaj: Hoti, profil tipik i LDK’së

E publikuar: 30/05/2017 00:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti Imer Mushkolaj nuk është befasuar që Lidhja Demokratike e Kosovës zgjodhi Avdullah Hotin, për t’i prirë listës në zgjedhjet e 11 qershorit. Thotë se Ministri i Financave në detyrë Avdullah Hoti ka një profil tipik të partisë që udhëhiqet nga Isa Mustafa.
“Do të çuditesha nëse nga LDK’ja do të kandidohej dikush tjetër duke pasë parasysh mënyrën qysh funksionon LDK’ja, qasjen e LDK’së”, tha Mushkolaj në ‘Debat +’ në televizionin Dukagjini.

Thotë se Hoti nuk është treguar dinamik derisa thekson se kësaj partie i duhet mobilizimi i elektoratit të ‘fjetur’ siç e quan ai.

“Nuk është se kemi pa të jetë shumë dinamik sa në njëfarë forme të mobilizojë elektoratin e fjetur të LDK’së. Është e rëndësishme te LDK’ja që pikërisht ai elektorati që ka refuzu të votojë të paktën që nga vdekja e Presidentin Rugova edhe ajo përplasja që ndodhi me ndamjen e LDK’së do të mund të mobilizohet që të votojë për LDK’në por është një profil tipik i Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha Mushkolaj.