Murtezaj viziton drejtoritë rajonale të ATK-së

E publikuar: 20/03/2019 13:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj ka nisur sot vizitat në drejtoritë rajonale të ATK-së, ku fillimisht ka vizituar Drejtorin e Tatimpaguesve të Mëdhenj, drejtoritë rajonale Prishtina 2 dhe Prishtina 3.

Në këtë takim  drejtori i ATK-së, foli për planet e këtij viti, për të cilat kërkoj angazhim të vazhdueshëm në arritjen e realizimit të tyre, njëkohësisht kërkoj ofrim të shërbimeve kualitative për tatimpaguesit.

z.Murtezaj tha se Administrata Tatimore e Kosovës, është e përkushtuar në trajtimin e barabartë të të gjithë tatimpaguesve, gjithashtu ai tha se ATK është e palëkundur në qëndrimet e saj në zbatimin e plotë të legjislacionit tatimor, në mënyrë që të krijoj kushte më të mira për zhvillimin e biznesit në Kosovë. Ndër të tjera, ai porositi drejtuesit e këtyre drejtorive, që të kenë parasysh  se efikasiteti dhe angazhimi i pandërprerë, janë  mënyrat e vetme të cilat  kontribuojnë  drejtpërdrejt në ndërtimin e shtetit  dhe njëherit  në ngritjen e  mërqinjës për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Këto vizita po realizohen në kuadër të planifikimit  të vizitave nëpër  drejtorit rajonale të ATK-së, me qëllim të ngritjes së llogaridhënies dhe efikasitetit./Infosot/