Muriqi: Si ekip kemi qenë të shkëlqyeshëm, nuk kemi pas gabime

E publikuar: 17/11/2018 20:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur pas fitores 0-5 ndaj Maltës në Ligën e Kombeve.

24-vjeçari që në këtë ndeshje shënoi dhe asistoi u shpreh i lumtur për fitoren dhe paraqitjen.

Shtatlarti beson që Kosova do të ketë rezultat pozitiv edhe në ndeshjen tjetër dhe kështu do të vazhdojë rrugëtimin në Ligën e Kombeve.

“Sot si ekip kemi qenë të shkëlqyeshëm, nuk kemi pas gabime. Kjo u pa edhe në rezultat dhe jemi të lumtur”.

“Shpresojmë në një rezultat edhe ndaj Azerbajxhanit, së paku barazim. Falënderoj tifozët për përkrahjen”.

“Me gjithë ata tifozë në Prishtinë shpresoj se do ta përmbysim Azerbajxhanin, si me lojë ashtu edhe me rezultat”, ka thënë Muriqi.

Ndeshja e ardhshme e Kosovës është të martën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ndaj Azerbajxhanit. /Telegrafi/