Murillo transferohet në Spanjë?

E publikuar: 07/08/2017 15:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Valencia është duke insistuar për Murillon.

Sipas asaj që raporton “Tuttomercatoëeb”, Valencia është shumë afër transferimit të mbrojtësit të Interit, Jeison Murillo, për 14 milionë euro.

Raportohet se kolumbiani do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me klubin spanjoll me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Luciano Spalletti është duke ndërtuar Interin për të ardhmen dhe Murillo nuk bën pjesë në planet e ish trajnerit të Romës. /Gazeta Express/