Muriel vendos ta mbajë fjalën dhe t’i bashkohet Fiorentinas e jo Milanit?

E publikuar: 30/12/2018 22:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një rikthim i papritur ka ndodhur rreth të ardhmes së sulmuesit të Sevillas, Luis Muriel.

Futbollisti kolumbian ka vendosur ta mbajë premtimin dhe t’i bashkohet Fiorentinas, e jo Rossonerëve.

Luis Muriel (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Në 24 orët e fundit, mediat spanjolle dhe italiane kanë raportuar se Muriel do të transferohej në San Siro në formë huazimi me opsion blerjeje për shumën totale prej 13.5 milionë euro.

Mirëpo, tash Sky Sport Italia dhe Sportitalia bëjnë të ditur se sulmuesi ia ka dhënë fjalën përfaqësuesve të Violas dhe i ka thënë agjentit të tij se nuk do të tërhiqet.

Kjo do të thotë se meqë të dy klubet kanë bërë oferta të njëjta, atëherë lojtari do të vendosë të shkojë te Fiorentina.

Luis Muriel (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Ka mbetur tash që klubi italian të arrijë marrëveshje me Sevillan dhe më pas 27-vjeçarin mund ta shohim me fanellën vjollcë.

Megjithatë, andaluzianëve u pëlqen më shumë të bëjnë biznes me Milanin, pasi që kanë raporte të mira dhe kanë bashkëpunuar në të kaluarën. /Telegrafi/