Murgu budist kapet duke vjedhur të brendshmet e një gruaje (Video)

E publikuar: 06/02/2018 20:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një murg budist u dëbua nga tempulli i tij pasi u kap nga kamerat e sigurisë duke vjedhur të brendshmet e një gruaje.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për murgun budist i cili kishte vjedhur disa palë të brendshme në Suphaburi, Tajlandë, javën e kaluar.

Pamjet e kamerave të sigurisë thuhet se tregojnë murgun me emrin Theeraphap Worradilok, 49 vjeç, duke vjedhur të brendshmet e gruas, pasi ajo i kishte vendosur për tharje.

Murgu thuhet se u kap pasi pronari i shtëpisë Kittisak Khajornnetikhun, 40, kishte kuptuar se të brendshmet e gruas dhe vajzës së tij kishin humbur dhe kishte shikuar pamjet e kamerës. /Telegrafi/