Murati tregon procedurat dhe afatet për liberalizimin e vizave për Kosovën

E publikuar: 22/03/2018 09:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas arritjes së ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, Kosova ligjërisht ka plotësuar njërin prej kushteve për afrimin e mundësisë së liberalizimit të vizave. Pas kësaj mbetet që në vend të luftohet krimi dhe korrupsioni, në mënyrë që të mundësohet edhe pajisja me viza për zonën Shengen.

Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka sqaruar të gjitha procedurat dhe afatet për liberalizimin e vizave pas miratimit të Demarkacionit, transmeton Indeksonline.

Sipas tij tash gjithçka është në dorën e Komisionit, Parlamentit dhe Këshillit të BE-së.

Këto janë të gjitha procedurat që Sipas Muratit dhe t’i kalojë Kosova për liberalizim të vizave.

Statusi i plotë:

Sqarim rreth procedurave vendimmarrëse në BE, në rast të liberalizimit të vizave

Vizat nuk janë liberalizuar ende. Me ratifikimin e demarkacionit, Kosova ka përmbushur një nga dy kushtet e mbetura. Mbetet për tu parë vlerësimi i BE-së rreth progresit që Kosova ka bërë në luftimin e korrupsionit e krimit.

Proceduralisht, për liberalizim të vizave, në BE rol luajnë tre akter kryesorë: Komisioni, Parlamenti dhe Këshilli.

Fillimisht, Komisioni e bënë vlerësimin se janë plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim.

Pastaj, Parlamenti Evropian mandatohet nga Komisioni Parlamentar kompetent (LIBE – Komisioni për të drejta civile, drejtësi dhe punë të brendshme). Më pas, Këshilli miraton pozicionin negocues, që i hapë rrugë trialogut mes Komisionit, Këshillit dhe Parlamentit, ku dakordohet për përmbajtjen e tekstit i cili më pas hidhet në votim. Pas dakordimit të tekstit, propozimi për liberalizim hidhet në votim në seancë plenare në Parlament, ku nevojitet shumica e kualifikuar. Në të njëjtën kohë, edhe Këshilli duhet ta votoj propozimin, me shumicë të kualifikuar (55% e vendeve të BE-së që përfaqësojnë 65% të popullsisë).

E tërë kjo procedurë mund të zgjasë 6 deri në 9 muaj. Nëse vlerësohet se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret, liberalizimi mund të na vie më së afërmi në vjeshtën e vonë./indeksonline/